Ky është hoteli i mahnitshëm prej akullit (Foto)
ICEHOTEL, i ndodhur ne veri te Suedise, ishte hoteli i parë ne botë i ndërtuar tërësisht nga bora dhe akulli kur u hap në vitin 1989. Tani, 27 vite pas hapjes, ICEHOTEL 365 do të jetë hoteli i parë i ngrirë që qëndron i hapur gjithë vitin.

Fun
Teknologjitë e reja solare të ngrirjes do të lejojnë një pjesë te hotelit legjendar, duke përfshirë një bar, një galeri arti dhe 10 suita luksi, të mirëpresë ata që janë në kërkim të diellit të mesnatës dhe aurorave veriore, shkruan CNN, transmeton lajmi.net.
E ndodhur në Jukkasjarvi, ICEHOTEL është renovuar çdo vit duke përdorur 5,000 tonë akull të marrë nga liqeni Torne në Suedi në pranverë.
Pjesë të hotelit do të vazhdojnë të shkrihen dhe rindërtohen si zakonisht. /Lajmi.net/