Ky është Galaxy S6, i ngjashëm me iPhone 6

Këto – besoni apo jo – janë imazhet e para të Samsung Galaxy S6.

Auto & Tek

06/02/2015 15:32

Dhe para se të thoni diçka, e dimë. Ai duket pothuajse ngjashëm me iPhone 6. Këto imazhe të zbuluara janë shfaqur në portalet e ndryshme teknologjike të botës, duke pretenduar se një kornizë metalike do ta mbështjellë Samsung Galaxy S6.

Përderisa pjesa anësore e celularit ka disa ngjashmëri me ato të Note 4 dhe Galaxy Alpha, pjesa e përparme dhe mbrapa janë të ngjashme shumë me celularin e bërë nga Apple, transmeton Lajmi.net.

Celulari ka kështu një fund prej metalit të hirtë dhe gjithashtu një vendosje të njëjtë të portit për kufje, portit të zmadhuesve dhe portit për mbushje me energji.

Ngjashmëria është aq e madhe me iPhone 6. Nuk mund të jemi të sigurte ende se nëse këto imazhe janë të vërteta për Galaxy S6 apo vetëm parashikim për atë se si do të jetë ky celular. E tëra mbetet të shihet më 1 mars, kur Samsung do ta mbajë ngjarjen zyrtare të NWC 2015.