Ky është formacioni me lojtarët më të shtrenjtë, mungon Ronaldo (Foto)

Gazeta e njohur franceze France Football ka hartuar një formacion me 11 lojtarë që sipas Observatorit të Futbollit (CIES), janë më të shtrenjtit në pozitat e tyre.

Sport

06/12/2016 20:30

Ajo çfarë befason është se Cristiano Ronaldo nuk gjendet në këtë formacion e vend ka bërë Antoine Griezmann.

Francezi është lojtari i tretë më i shtrenjtë në botë, ndërsa para tij vijnë Neymar që është më i shtrenjtë dhe Lionel Messi që është i dyti.

Brazilian ka një vlerë prej 250 milionë eurosh.

Atë e ndjek argjentinasi i Barcelonës, që sipas CIES vlerësohet 190 milionë euro.

Griezmann ka vlerën e 135 milionë euro, pesë milionë më shumë se Cristiano Ronaldo.

Top-formacioni ka në skuadër si portier De Gean që kushton 58 milionë euro.

Mbrojtja vjen me Marquinhos (47 milionë), Bonucci (50 milionë), Varane (50 milionë), Laporte (48 milionë).

Ndërsa në mesfushë janë Verratti (72 milionë), Coutinho (75 milionë), Pogba (125 milionë).

I gjithë formacioni kushton 1100 milionë euro, apo 1.1 miliardë. /Telegrafi/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.