Ky është arsyetimi i kryetarit të Ranillugut për emërtimin e rrugës Sllobodan Millosheviq

Në bazë të një prononcimi për Radiotelevizionin KIM, Kreu i Komunës së Ranillugut është në dijeni që një rrugë në Ranillug, pritet të emërtohet me emrin e Kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq. Por, ai ka thënë se një gjë e tillë është në kompetencë të Kuvendit Komunal e jo të Kryetarit.

Lajme

07/03/2015 17:22

Kreu i Komunës së Ranillugut Gradimir Mikiq në një prononcim për Radiotelevizionin KIM ka thënë se emërtimi i rrugëve, sipas ligjeve të Kosovës, nuk është në kompetencën e Kryetarit të Komunës, por të Kuvendit Komunal.

Me ligj, kryetari mund t’ia kthejë një akt Kuvendit Komunal për rishqyrtim, vetëm njëherë, nëse vlerëson se një akt i tillë shkel ligjin dhe interesat e komuniteteve.

“Nuk e kam parë ende këtë akt, por do ta shqyrtojë, dhe nëse shoh se nuk është në përputhje me ligjin, do të veprojë ashtu. Por vendimi përfundimtar i takon Kuvendit Komunal”, ka thënë ai.

Mikiq, këto ditë në mediat në gjuhën serbe, ka përsëritur deklaratat e ish-Ministrit serb për Kthim Jabllanoviq se ata që kanë gjuajtur gurë ndaj serbëve që po shkonin për Krishtlindje në Gjakovë, janë egërsira.

Autoritete komunale të Ranillugut tashmë edhe kanë shtypur tabelën me emrin e Millosheviq që do të përdoret për emërtimin e rrugës.

Lajmi ka nxitur reagime të shumta, por jo nga Qeveria apo ndonjë institucion tjetër i nivelit qendror.