Ky dyshohet se është atentatori i Trump: Postonte video me urrejtje ndaj ish-presidentit
Thomas Matthew Crooks, 20 vjeç, nga Bethel Park, Pensilvani, ishte autori i sulmit ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump gjatë një tubimi elektoral në Pensilvani. Ai u vra menjëherë nga agjentët e Shërbimit Sekret. Ndërkohë në rrjetet sociale është publikuar një video e autorit, i cili shfaqet duke shprehur urrejtjen ndaj Trump. Video është publikuar në rrjetin…
Bota
Thomas Matthew Crooks, 20 vjeç, nga Bethel Park, Pensilvani, ishte autori i sulmit ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump gjatë një tubimi elektoral në Pensilvani. Ai u vra menjëherë nga agjentët e Shërbimit Sekret.
Ndërkohë në rrjetet sociale është publikuar një video e autorit, i cili shfaqet duke shprehur urrejtjen ndaj Trump. Video është publikuar në rrjetin social “Tik-Tok”.
“Unë jam Thomas Mathew Crroks! I urrej republikanët, e urrej Trumpin”, dëgjohet të thotë ai.