Ky do të jetë moti për javën e ardhshme
Java e ardhshme do të karakterizohet me mot të vranët dhe intervale diellore. Në orët e mëngjesit parashihen mjegulla, të cilat do të zvogëlojnë dukshmërinë horizontale në ultësira dhe pranë zonave ujore. Nuk parashihen reshje ndërsa për shkak të temperaturave të ulëta, në orët e para të mëngjesit mund të shfaqet brymë dhe në disa…
Lajme
Java e ardhshme do të karakterizohet me mot të vranët dhe intervale diellore. Në orët e mëngjesit parashihen mjegulla, të cilat do të zvogëlojnë dukshmërinë horizontale në ultësira dhe pranë zonave ujore.
Nuk parashihen reshje ndërsa për shkak të temperaturave të ulëta, në orët e para të mëngjesit mund të shfaqet brymë dhe në disa zona edhe krahnezë, ndërsa në vise të larta parashihen më shumë rreze dielli.
Kushtet agrometeorologjike vlerësohen të favorshme për zhvillimin e aktiviteteve bujqësore, sidomos për bujqit të cilët, për shkak të reshjeve të mëdha gjatë muajve tetor dhe nëntor, nuk kanë arritur të kryejnë me kohë mbjelljen e tokave të tyre me kulturën e grurit.
Gjatë mbjelljes së vonshme të grurit, rekomandohet rritja e normës së mbjelljes. shtimi i sasisë së grurit në kg, përdorimi i farës cilësore dhe të certifikuar, përshtatja e thellësisë së mbjelljes sipas kushteve të tokës. Zbatimi i këtyre masave do të ndikojë pozitivisht në mbirjen e bimëve dhe një rendiment sa më të qëndrueshëm.
E hënë
Mot i vranët dhe me intervale diellore. Temperaturat minimale do të variojnë nga -4 deri -2° gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 5-8 gradë Celsius. Era do të fryjë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-4 metër për sekondë.
E martë
Mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të luhaten ndërmjet – 6 deri -3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale: 5-8 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga juglindja me shpejtësi 1-3 metër për sekondë.
E mërkurë
Mot i vranët dhe me interval me diell. Temperaturat minimale do të luhaten ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale ndërmjet 7-10 gradë Celsius. Era do t fryjë kryesisht nga juglindjes me shpejtësi 1-4 metër për sekondë.
E enjte
Mot i vranët dhe me intervale diellore. Temperaturat minimale do të luhaten ndërmjet -2 deri 0° gradë Celsius, ndërsa ato maksimale ndërmjet 7-10 gradë Celsius. Era do të fryjë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-5 metër për sekondë.
E premte
Mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të variojnë ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale ndërmjet 7-10 gradë Celsius. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit, thuhet në raportin e parashikimit të motit nga Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës./KP