Ky do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mot me temperatura të larta do të jetë edhe javën e ardhshme në Kosovë. Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperatura më e lartë këtë javë do të jetë 34 gradë. E hënë- Mot  me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet…

Lajme

04/08/2024 16:19

Mot me temperatura të larta do të jetë edhe javën e ardhshme në Kosovë.

Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperatura më e lartë këtë javë do të jetë 34 gradë.

E hënë- Mot  me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i verilindjes.

E martë- Mot kryesisht i ngjajshëm. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 -15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëviin ndërmjet 27-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme,  e lehtë deri mesatare.

E mërkurë- Do të mbajë mot  me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-31 gradë Celsius.Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-5m/s.

E enjte- Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, më të fokusuara rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-33 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5m/s.

E premte- Mot me diell dhe vranësira të shpërndara . Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-34 gradë Celsius. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme , e lehtë deri mesatare.

Indeksi UV mbetet i lartë , prandaj këshillohet që nga ora 9-17  të mos ju ekspozohemi rrezeve direkte të diellit. 

Riga shiu nuk parashihen deri në gjysmën e dytë të muajit, përjashtim bëjnë viset  e larta malore ku atje mund të ketë ndonjë rigë e izoluar.