Ky do të jetë destinacioni i ri i Arjen Robben

Pas 300 ndeshjeve, 140 golave dhe së paku 18 trofe të fituar, Arjen Robben po i jep fund aventurës në futbollin evropian.

Sport

23/04/2019 09:08

Arjen Robben ka bërë të ditur muaj më parë se do të largohet nga Bayern Munich pas 10 vitesh qëndrimi në Allianz Arena.

Sulmuesi holandez ka kontratë me skuadrën gjermane deri në muajin qershor, andaj po kërkon një aventurë të re, përcjell lajmi.net.

Robben është duke menduar që karrierën ta vazhdojë në Kinë apo në Amerikë, zakon ky i bërë nga shumë lojtarë tash së fundmi për ta mbyllur karrierën e tyre.

Holandezi ka pranuar disa oferta të majme nga liga kineze, por që nuk përjashtohet as transferimi në MLS. /Lajmi.net/