Ky burrë ka fituar rreth $140,000 vitin e fundit, duke i lejuar gratë t’i lëpijnë këpucët

Gjatë vitit 2020, ai ka fituar 140 mijë dollarë duke plotësuar fetishet e grave, që përfshinin edhe përdorimin e skllavërisë të vullnetshme në seks.

Fun

15/02/2021 11:59

Një biznesmen që po drejton një jetë të dyfishtë ka fituar rreth 140 mijë dollarë në vitin 2020 përmes llogarisë sekrete në OnlyFans që ai ka, ku nuk e shfaqë kurrë fytyrën, shkruan “DailyStar”.

30 vjeçi i njohur si Ryan DarkGrey për fansat e tij në uebfaqe, ka mbledhur këtë shumë prej dhjetorit 2019 deri në dhjetorin 2020, transmeton lajmi.net.

Biznesmeni nga Anglia, nisi punën e tij të dytë në faqen shumë të njohur pasi filloi të vërente një anë të vetën gjatë marrëdhënieve seksuale me partneret e mëparshme.

Përmbajtja e tij fillon nga fetishi i këmbëve e mbaron në skllav seksi. Ai ka thënë se të dy burra e gra nuk e kanë lënë të pushoj për asnjë moment gjatë karantinës në Britani.

Burri, i cili deshi të mbetet anonim, ka thënë se Covid ka qenë shumë profitabil për të, sepse shumë njerëz që ishin pa qejf duke ndenjur të mbyllur, gjetën kënaqësi në faqen e tij.

Shumica e llogarive të suksesshme në OnlyFans nuk janë anonime, sepse varen shumë nga promocioni për të pasur fitime, mirëpo ky burrë thotë që suksesi i tij është falë “skllevërve të besueshëm ” të cilët i ka shpërblyer me mundësinë që të pastrojnë këpucët e tij duke i lëpirë.

Ai shtoi se nuk ka promovuar askund përpos në llogarinë e Twitter, të cilën poashtu e ka anonime. Njerëzit janë të magjepsur nga mënyra se si ai i trajton skllevërit dhe duan më shumë e më shumë, prandaj i bashkohen llogarisë së tij në OnlyFans.

Ai thotë se gjithashtu ka pasur të ardhura edhe duke trajnuar meshkuj se si të bëhen dominues dhe si të trajtojnë një të nënshtruar, apo në këtë rast, skllave seksi.

Biznesmeni thotë se e mban identitetin e tij të fshehtë si shkak i familjes, dhe gjithashtu ka frikë se do të ndikoj në punën e tij të rregullt.

Mirëpo identiteti nuk është sekret për të gjithë. Skllevërit e tij më të besueshëm ftohen në shtëpinë e tij, ku ata e mbulojnë me dhurata të shtrenjta.

Ai thotë se skllevërit e tij kryejnë punët e shtëpisë dhe bëjnë çdo gjë që ai e kërkon nga ta. Ai thotë se nuk i detyron të bëjnë asgjë por ato i nënshtrohen plotësisht. /Lajmi.net/