Kvaratskhelia para se të kalonte te Napoli: Dëshira ime është që ta fitoj Champions Leaguen me Real Madridin

Mesfushori në top formë i Napolit, Khvicha Kvaratskhelia, para se të kalonte te skuadra italiane, ka thënë se dëshira e tij është që ta fitojë Champions Leaguen me Real Madridin. Kështu të paktën bëjnë të ditur mediet spanjolle, që e shkëpusin një sekuencë të intervistës së gjeorgjianit. “Ëndrra ime më e madhe është që ta…

Sport

02/11/2022 16:40

Mesfushori në top formë i Napolit, Khvicha Kvaratskhelia, para se të kalonte te skuadra italiane, ka thënë se dëshira e tij është që ta fitojë Champions Leaguen me Real Madridin.

Kështu të paktën bëjnë të ditur mediet spanjolle, që e shkëpusin një sekuencë të intervistës së gjeorgjianit.

“Ëndrra ime më e madhe është që ta fitoj Champions Leaguen me Real Madridin. Që prej kur kam qenë fëmijë, kam qenë fans i Realit. Me vëllezërit e mi gjithnjë i shikonim ndeshjet e tyre”, u shpreh ai.

Gjithsesi, kjo deklaratë e mesfushorit ka kohë që është thënë, andaj mund të mos merret shumë relevante në kontekstin aktual.

Gjithsesi, ajo për të cilën mund të thuhet me siguri është fakti se Kvaratskhelia simpatizon “Los Blancos”, anipse tash profesionalizmi ia imponon që të jetë më i rezervuar. /Lajmi.net/