Kuzhina e ardhshme që di gjithçka

Në vetëm pak vite, sipërfaqet e kuzhinës tuaj do ta dinë se çfarë përbërës keni në frigoriferin tuaj, do të ju lajmërojnë kur janë gati për tu zier ushqimet dhe do të ju tregojnë se çfarë të përgatitni për darkë.

Auto & Tek

09/01/2015 17:57

Whirlpool e prezantoi konceptin inovativ të kuzhinës së ardhshme në ngjarjen CES 2015 që tregon atë se si do të duken kuzhinat e ardhshme deri në vitin 2020.

Sipas Whirlpool, sipërfaqet e kuzhinës do të veprojnë si ekranet me prekje, dhe do të integrohen me video konferenca (për shembull nëse keni nevojë ta pyesni nënën tuaj se si të përgatisni diçka), mesazhe dhe njoftime nga rrjetet sociale, transmeton Lajmi.net.

Përmes kësaj teknologjie, njerëzit do të jenë në gjendje që ta vejnë një tenxhere ose tigan kudo në një sipërfaqe, dhe më pas kuzhina do ta detektojë atë dhe përmbajtjen e saj dhe do të fillojë ta ngrohë atë.