Kuvendi zgjedh dy anëtarë të Bordit të RTK-së nga komunitetet joshumicë
Kuvendi i Kosovës, në vazhdimin e seancës plenare të së enjtes, ka zgjedhur dy anëtarë të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), nga radhët e komunitetit serb dhe komuniteteve të tjera joshumicë. Ndërkohë, dy pozitat e anëtarëve të Bordit nga radhët e komunitetit shqiptar kanë mbetur të paplotësuara, shkruan lajmi.net. Në procesin e votimit…
Lajme
Kuvendi i Kosovës, në vazhdimin e seancës plenare të së enjtes, ka zgjedhur dy anëtarë të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), nga radhët e komunitetit serb dhe komuniteteve të tjera joshumicë.
Ndërkohë, dy pozitat e anëtarëve të Bordit nga radhët e komunitetit shqiptar kanë mbetur të paplotësuara, shkruan lajmi.net.
Në procesin e votimit morën pjesë gjithsej 96 deputetë, ndërsa komisioni zgjedhor raportoi për nëntë fletëvotime të pavlefshme.
Për pozitën e anëtarit të Bordit të RTK-së nga radhët e komunitetit serb, Ana Kostiq ka marrë 52 vota, ndërsa kundërkandidatja e saj, Tamara Kortiq, ka marrë 13 vota.
Ndërkaq, nga radhët e komuniteteve të tjera joshumicë, Aldin Shabani ka marrë 70 vota, ndërsa Zylejha Ustajbo ka marrë 16 vota.
Pas prezantimit të rezultateve, Ana Kostiq dhe Aldin Shabani janë shpallur anëtarë të rinj të Bordit të RTK-së.
Komisioni zgjedhor, i formuar më 26 nëntor 2026, ishte në përbërje të Egzon Azemit, Ganimete Musliut, Paris Gurit, Albana Bytyqit dhe Ergul Mazrekut nga Grupi Multietnik.
Sa i përket dy pozitave të rezervuara për anëtarët nga radhët e komunitetit shqiptar, RTK-ja duhet të përsërisë shpalljen publike, në përputhje me Ligjin për RTK-në.
Ndërkohë, kohëzgjatja e mandatit të anëtarëve të zgjedhur do të përcaktohet me short, sipas nenit 26, paragrafëve 3 dhe 5 të Ligjit për RTK-në. /Lajmi.net/