Në listën e Çekut për Këshillin e Shkencës edhe ish-kandidatja e VV-së për deputete

Majlinda Bregasi, ish-kandidate për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, është përfshirë në mesin e emrave të propozuar nga ministri i Arsimit, Hajrulla Çeku, për Këshillin Kombëtar të Shkencës. Kandidatura e saj është vënë në diskutim gjatë seancës së Kuvendit nga deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, e cila ka ngritur çështjen e angazhimit të saj…

Lajme

26/11/2026 12:13

Majlinda Bregasi, ish-kandidate për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, është përfshirë në mesin e emrave të propozuar nga ministri i Arsimit, Hajrulla Çeku, për Këshillin Kombëtar të Shkencës.

Kandidatura e saj është vënë në diskutim gjatë seancës së Kuvendit nga deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, e cila ka ngritur çështjen e angazhimit të saj të mëparshëm politik në partinë që është në pushtet.

Kritika për listën e propozuar ka pasur edhe nga deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku.

Ai ka ngritur pikëpyetje për kualifikimin akademik të njërit prej kandidatëve, duke thënë se personi në fjalë nuk i ka përfunduar as studimet bachelor, pa e bërë të ditur emrin e tij.

Në total, ministri Çeku ka propozuar 15 kandidatë për anëtarë të Këshillit Kombëtar të Shkencës:

Alirizah Arenliu

Arbnora Dushi

Armond Daci

Arvent Syla

Besnik Krasniqi

Emine Kalaja Hajdari

Fetah Podvorica

Ibrahim Krasniqi

Majlinda Bregasi

Mentor Alishani

Mihane Kerolli Mustafa

Mimoza Ibrani

Mizafere Krasniqi Limani

Tringa Dedi

Valmir Krasniqi.