Kuvendi sërish dështon ta kalojë Projektligjin për UÇK-në

Deputetët e Kuvendit të Kosovës përsëri nuk e votuan Projektligjin për UÇK-në.

Lajme

28/09/2020 14:29

Edhe sot ka dështuar të votohet në parim Projektligji për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së, i sponsorizuar nga PDK-ja.

Ky projektligj mori votat e vetëm 35 deputetëve.

Ndryshe dy partitë LVV dhe LDK u përmbajtën nga votimi.

“Vetëm 35 deputetë kanë marrë pjesë në këtë votim, rrjedhimisht do të duhet të provojmë sërish në seancën e radhës”, tha kryeparlamentarja, Vjosa Osmani. /Lajmi.net/