Anëtarja e Komisionit nga PDK-ja, Besa Kabashi-Ramaj, ka propozuar që kërkesa e viktimës t’u përcillet Policisë dhe Prokurorisë për trajtim të mëtejmë.
“Është një rast i dhunës që ka dërguar kërkesë tek ne, për ta trajtuar me emergjencë. Propozojmë që me dërgua rastin te Prokuroria e Policia”, ka deklaruar Kabashi-Ramaj.