Kuvendi nesër me dy seanca të jashtëzakonshme

Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë dy seanca të jashtëzakonshme.

Lajme

26/06/2019 16:30

Më fillim nga ora 10:00 Kuvendi do të mbajë seancë të jashtëzakonshme, ku do të tentohet që për herë të tretë të votohet në lexim të dytë projektligji për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave dhe votimi i amendamentit 5 të propozuar nga deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu, që mundëson harmonizimin dhe funksionalizimin e Ligjit për Sponsorizime.

Ndërsa, në ora 11:00 do të mbahet seancë për gjendja në arsim dhe vendimet e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Republikën e Kosovës, raporton lajmi.net.

Njoftimi i plotë:

Seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës
Vendi: Kuvendi i Kosovës
Koha: 10:00

R e n d i i d i t ë s

1. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për tatimin në të ardhurat e korporatave.

Seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës
Vendi: Kuvendi i Kosovës
Koha: 11:00

R e n d i i d i t ë s

1. Gjendja në arsim dhe vendimet e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Republikën e Kosovës. /Lajmi.net/