Kuvendi konfirmon kërkesën për formimin e grupit të ri parlamentar nga të larguarit e Vetëvendosjes
Kuvendi i Kosovës ka konfirimaur kërkesën e 12 deputeteve të larguar nga Vetëvendosje, për formimin e grupit të ri parlamentar.
Lajme
Si njoftimit të Kuvendit kresa për grup të ri parlamentar është bërë nga Dardan Sejdiu, dhe është nënshkruar edhe nga 11 deputetë tjerë.
“Administrata e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ka pranuar sot kërkesën e deputetit Dardan Sejdiu, të nënshkruar nga 12 deputetë, për krijimin e grupit të ri parlamentar, me emër Grupi i Deputetëve të Pavarur (GDP). Kërkesa është nënshkruar nga deputetët: Aida Dërguti, Visar Ymeri, Faton Topalli, Fisnik Ismaili, Dukagjin Gorani, Driton Çaushi, Dardan Sejdiu, Frashër Krasniqi, Dardan Molliqaj, Besa Baftiu, Salih Salihu dhe Shqipe Pantina”.
“Kryetar i grupit, sipas kërkesës, do të jetë deputeti Dardan Sejdiu”, thuhet në njoftim.
Përveç këtij grupi nga grupi parlamentar është larguar edhe Donika-Kadaj Bujupi, e cila është rikthyer në AAK./Lajmi.net/