Kuvendi i Shqipërisë rikonfirmon votimin në OKB për Jerusalemin

Kuvendi i Shqipërisë në seancën e sotme parlamentare ka rrëzuar projektrezolutën “Për ndryshimin e qëndrimit të mbajtur nga Qeveria e Shqipërisë mbi rezolutën për statusin e Jerusalemit (Kudsit) në OKB”, paraqitur nga disa deputetë të opozitës.

Lajme

09/02/2018 11:16

Pas disa orë debat parlamentar, me 73 vota kundër, 11 pro dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Shqipërisë nuk ka miratuar projektrezolutën në fjalë, e cila ishte paraqitur nga disa deputetë të Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim. Ndërkohë 56 deputetë nuk kanë marrë pjesë në procesin e votimit.

 Deputetët e opozitës gjatë fjalimeve të tyre në seancë kanë pretenduar se vota e Shqipërisë më 21 dhjetor për rezolutën e cila denoncon vendimin e presidentit amerikan, Donald Trump, për njohjen e Kudsit si kryeqytet të Izraelit, është një votë kundër SHBA-ve.