Kuvendi i Kosovës zgjidh problemin me punëtorët e mirëmbajtjes
Pas nëntë javësh grevë, Kuvendi i Kosovës ka arritur më në fund të zgjidhë problemin e krijuar për shkak të kërkesave për ngritjen e pagës minimale për punëtorët e mirëmbajtjes higjienike, pasi sot ka arritur kontratë të re me të njëjtin operator ekonomik dhe paga mujore do të jetë së paku 400 euro. Punëtorët e…
Lajme
Pas nëntë javësh grevë, Kuvendi i Kosovës ka arritur më në fund të zgjidhë problemin e krijuar për shkak të kërkesave për ngritjen e pagës minimale për punëtorët e mirëmbajtjes higjienike, pasi sot ka arritur kontratë të re me të njëjtin operator ekonomik dhe paga mujore do të jetë së paku 400 euro.
Punëtorët e mirëmbajtjes në Kuvendin e Kosovës janë në grevë qe 9 javë, me kërkesa për ngritjen e pagës. Kuvendi në një sqarim ka bërë punëtorët e mirëmbajtjes janë të angazhuar nga ana e operatorit ekonomik, me të cilin Kuvendi ka kontratë për pastrim dhe mirëmbajtje higjienike.
Kuvendi thotë se kontrata e fundit për pastrim dhe mirëmbajtje higjienike është arritur para se Qeveria të vendosë rritjen e pagës minimale në 350 euro.
Kontrata e mirëmbajtjes/pastrimit ka përfunduar më 14.11.2024, ndërkaq Kuvendi, pasi ka zhvilluar procedurën e prokurimit dhe bazuar në oferta, sot, ka lidhur kontratë të re për pastrim dhe mirëmbajtje higjienike, me operatorin Schafberger Jr. GmbH – Dega Kosovë.
Në respektim të vendimit të Qeverisë për pagën minimale, në kontratën e lidhur sot pagesa mujore për punëtorët e mirëmbajtjes/pastrimit do të jetë së paku 400 euro.
Kuvendi sqaron gjithashtu se sipas ligjit nuk ka të drejtë të ndërhyjë në përzgjedhjen e stafit të operatorit ekonomik.
Si informatë shtesë, pagat minimale bruto për stafin e kontraktuar për pastrim dhe mirëmbajtje higjienike, nga viti 2018, kanë qenë si në vijim: kontrata 21.12.2018 – 20.12.2021 – paga minimale bruto 250 euro, kontrata 21.12.2021 – 20.03.2022 – paga minimale bruto 250 euro, kontrata 01.04.2022 – 30.04.2022 – paga minimale bruto 250 euro, kontrata 01.05.2022 – 31.10.2022 – paga minimale bruto 280 euro, kontrata 01.11.2022 – 30.04.2023 – paga minimale bruto 280 euro, kontrata 01.05.2023 – 30.04.2024 – paga minimale bruto 300 euro, kontrata 15.05.2024 – 14.11.2024 – paga minimale bruto 300 euro.