Kuvendi i Kosovës miraton zgjatjen buxhetore për mars 2026

Me 99 vota për, Kuvendi i Kosovës ka miratuar zgjatjen e buxhetit edhe për muajin mars, për të siguruar funksionimin e institucioneve pa ndërprerje. Për shkak të mosmiratimit të Buxhetit 2026, shteti ka punuar me ligjin për zgjatje buxhetore gjatë dy muajve të kaluar. Zgjatja e re, e kërkuar nga Qeveria, do të mbulojë periudhën…

Lajme

12/02/2026 20:38

Me 99 vota për, Kuvendi i Kosovës ka miratuar zgjatjen e buxhetit edhe për muajin mars, për të siguruar funksionimin e institucioneve pa ndërprerje.

Për shkak të mosmiratimit të Buxhetit 2026, shteti ka punuar me ligjin për zgjatje buxhetore gjatë dy muajve të kaluar. Zgjatja e re, e kërkuar nga Qeveria, do të mbulojë periudhën deri në miratimin e dy leximeve të ligjit dhe dekretimin e tij, duke garantuar që procesi i pagesave dhe funksionimi i shërbimeve publike të mos pengohet.

Në votim nuk mori pjesë Lista Serbe./lajmi.net/