Kuvendi ende i zbrazët, grupet parlamentare mblidhen veç e veç para vazhdimit të seancës
Derisa 40 minuta më parë ishte njoftuar të vijojë seanca konstituive, Kuvendi vazhdon të jetë i zbrazët. Në orarin e ftesës për seancë, grupet parlamentare i nisen mbledhjet veç e veç në zyret e tyre. Derisa nga LVV-ja pohojnë se i janë përgjigjur pozitivisht ftesës se kryesuesit të seancës, Avni Dehari, grupet parlamentare të partive…
Lajme
Derisa 40 minuta më parë ishte njoftuar të vijojë seanca konstituive, Kuvendi vazhdon të jetë i zbrazët.
Në orarin e ftesës për seancë, grupet parlamentare i nisen mbledhjet veç e veç në zyret e tyre.
Derisa nga LVV-ja pohojnë se i janë përgjigjur pozitivisht ftesës se kryesuesit të seancës, Avni Dehari, grupet parlamentare të partive opozitare pohojnë se seanca e sotme është anti-kushtetuese.
Kujtojmë se afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit përfundoi dje, sakaq në seancën e 6 gushtit, zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve u bllokua nga mos-propozimi i emrit për kryekuvendar nga partia me numrin më të madh të deputetëve – Lëvizja Vetëvendosje.