Lushaku-Sadriu: Përgjegjësia për moskonstituimin e Kuvendit i takon partisë më të madhe

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu tha se moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës është përgjegjësi e partisë më të madhe në vend. Ajo i bëri thirrje qytetarëve që të shohin pamjet e Kuvendit dhe të shohin fajtorin për zhvillimet e fundit. “I bëj të gjithë qytetarëve thirrje që të shohin këtë pamje të një Kuvendi…

Lajme

08/08/2026 12:34

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu tha se moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës është përgjegjësi e partisë më të madhe në vend.

Ajo i bëri thirrje qytetarëve që të shohin pamjet e Kuvendit dhe të shohin fajtorin për zhvillimet e fundit.

“I bëj të gjithë qytetarëve thirrje që të shohin këtë pamje të një Kuvendi i cili mblidhet dhe nuk arrin të konstituohet dhe përgjegjësia i takon subjektit më të madh”, tha Jehona Lushaku Sadriu.