Kushtetuesja s’lë rrugë për zgjedhje

Gjykata Kushtetuese në aktgjykimin e zgjedhjes së kryeparlamentarit nuk ka lënë rrugë për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme, nëse dy blloqet politike mbajnë pozicionet aktuale dhe zgjidhin ngërçin politik. 

Lajme

27/08/2014 09:05

Kushtetuesja ka hedhur poshtë edhe mundësinë që të mund të vazhdohet me procedurën e zgjedhjes së qeverisë pa u konstituuar Kuvendi, shkruan në numrin e së mërkurës e përditshmja Koha Ditore.

“Gjykata rithekson se zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe e deputetëve është parakusht që Kuvendi të fillojë të funksionojë si organ legjislativ. Kjo kërkon nga të gjithë deputetët që të jenë të pranishëm dhe të votojnë, në mënyrë që të konstituojnë Kuvendin, thuhet në aktgjykim.

“Gjykata vëren se askund në Kushtetutë nuk parashihet që dështimi në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit do të shkaktonte mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare”, thuhet ndër të tjera në aktgjykim.