Kushte të rënda të punës në Minierën me Flotacion të Trepçës, reagon Sindikata: Shumë kolegë tanë kanë mbetur me pasoja të përhershme shëndetësore
Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës, ka reaguar në lidhje me kushtet e rënda në Minierën me Flotacion të Trepçës, gjendje e cila ka thënë se ka arritur në një pikë ku nuk mund të heshtet më. Nga kjo sindikatë, kanë thënë se po punojnë në kushte që nuk i plotësojnë as kërkesat minimale…
Lajme
Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës, ka reaguar në lidhje me kushtet e rënda në Minierën me Flotacion të Trepçës, gjendje e cila ka thënë se ka arritur në një pikë ku nuk mund të heshtet më.
Nga kjo sindikatë, kanë thënë se po punojnë në kushte që nuk i plotësojnë as kërkesat minimale të sigurisë, ndërsa trajnimet e domosdoshme për sigurinë dhe shëndetin në punë mungojnë, shkruan lajmi.net.
“Çdo ditë jemi dëshmitarë të lëndimeve të rënda e të lehta brenda minierës. Shumë kolegë tanë kanë mbetur me pasoja të përhershme në shëndet, e shumë të tjerë me lëndime që nuk shihen nga askush përveç regjistrave të brendshëm. Ky numër është alarmues dhe nuk mund të trajtohet më si statistikë e ftohtë. Kjo është jeta e minatorëve që rrezikojnë për të mbajtur minierën gjallë. Pajisjet e vjetruara janë ndër shkaqet kryesore. Ato nuk plotësojnë standardet më elementare të sigurisë. Çdo herë që përdoren, rreziku për lëndim është pranë. Kjo gjendje është pasojë e mungesës së investimeve për shumë vite me radhë. Ne detyrohemi të sakrifikojmë, të punojmë me makineri të lodhura e me kushte të rrezikshme, vetëm që të sigurojmë të hyrat minimale për pagat tona. Kjo situatë nuk mund të vazhdojë kështu. Investimet në Trepçë nuk janë dëshirë, janë domosdoshmëri”, kanë thënë nga kjo Sindikata.
Ata i kanë bërë thirrje Qeverisë së re, që të kthejë vëmendjen nga minierat.
“Duhet një plan i qartë, serioz dhe afatgjatë për sektorin minerar, me investime të drejtpërdrejta në Trepçë, sepse pa minatorët nuk ka prodhim, e pa prodhim nuk ka Trepçë. Po ashtu, kërkojmë nga menaxhmenti që menjëherë të nisë trajnimet e sigurisë dhe të ndërmarrë të gjitha masat mbrojtëse pa asnjë vonesë. Kushtet aktuale janë të rënda, të rrezikshme dhe të papranueshme. Minatorët nuk mund të presin më”, kanë shtuar nga Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: