Kush u votua më shumë në Vetëvendosje e kush në PDK?- Kica-Xhelili la prapa edhe Kujtim Shalën, e në AAK-Nisma prijnë Haradinajt

Qytetarë të shumtë të Kosovës iu drejtuan kutive të votimit të dielën e 9 shkurtit. Shumë prej tyre për të votuar ata që mendojnë se do t’i përfaqësojnë më së miri në Kuvend dhe në Qeveri, e disa edhe veç për të shfrytëzuar të drejtën e votës apo thënë qartë për të prishur fletëvotimin. E…

Lajme

19/02/2025 09:34

Qytetarë të shumtë të Kosovës iu drejtuan kutive të votimit të dielën e 9 shkurtit.

Shumë prej tyre për të votuar ata që mendojnë se do t’i përfaqësojnë më së miri në Kuvend dhe në Qeveri, e disa edhe veç për të shfrytëzuar të drejtën e votës apo thënë qartë për të prishur fletëvotimin.

E nga këto zgjedhje shumë prej kandidatëve të cilët ishin në kuadër të listave të partive politike edhe janë dëshpëruar.

Por padyshim se emrat më të votuar veçse ishin të ditur, si çdoherë liderët dhe ata që janë më të afërt në partinë përkatëse.

E tani që gati ka përfunduar numërimi i Komisionit Qendror Zgjedhor për votat e kandidatëve, në publik vese janë publikuar të dhënat e deritanishme.

Nga këto të dhëna del se në Vetëvendosje pesë më të votuarit janë: Albin Kurti, Glauk Konjufca, Faton Peci, Hekuran Murati dhe Albulena Haxhiu.

Në listën e VV-së pati edhe emra të ri të kandidatëve ,por që u votuan mjaftë mirë.

Por pati edhe nga ata që nuk hyn as në top 50 më të votuarit si ministrja Rozeta Hajdari, Gazmir Raci, Enver Dugolli e Ardian Gola.

Kurse në Partinë Demokratike të Kosovës, pesë më të votuarit janë: Bedri Hamza, Memli Krasnqii, Uran Ismaili, Vlora Çitaku dhe Sala Jashari.

Edhe në PDK parti emra të rinj të cilët morëm më shumë vota se ata të vjetrit, saç janë Përparim Gruda, Jakup Nura, Artan Behrami, Altin Krasniqi e të tjerë.

Kurse në Lidhjen Demokratike të Kosovës më i votuari është Lumir Abdixhiku, e pas tij renditet Doarsa Kica Xhelili, e cila la prapa edhe Kujtim Shalën e Hykmete Bajramin.

Pastaj vie Avdullah Hoti e Lutfi Haziri.

Vota të mëdha mori edhe Anton Quni, Jehona Lushaku SAdriu e Imri Ahmeti.

E nga koalicioni AAK-Nisma, më ët votuarit janë: Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Fatmir Limaj,Time Kadriaj, Bekë Berisha, Lahi Brahimaj, Arbëreshë Krasniqi dhe Ardian Gjini./Lajmi.net/