Peci: Opozita s’do të pranojë që preferenca e VV të jetë President, s’e përjashtoj mundësinë për zgjedhje të reja
Analisti politik, Lulzim Peci në emisionin “Click” të RTV21, duke folur për situatën politike në vend u shpreh se nuk e përjashton mundësinë e shkuarjes në zgjedhje edhe një herë. Ai foli edhe për marrëveshjen për presidentin. “Unë besoj që opozita nuk do të pranoj që presidenti i vendit të jetë poashtu dikush i cili…
Lajme
Analisti politik, Lulzim Peci në emisionin “Click” të RTV21, duke folur për situatën politike në vend u shpreh se nuk e përjashton mundësinë e shkuarjes në zgjedhje edhe një herë.
Ai foli edhe për marrëveshjen për presidentin.
“Unë besoj që opozita nuk do të pranoj që presidenti i vendit të jetë poashtu dikush i cili është preferencë ekskluzive e Vetëvendosjes. Nuk e përjashtoj mundësinë që ne mund të shkojmë në zgjedhje edhe një herë, sepse këtu ose duhet të ketë marrëveshje për presidentin ose shkojmë në zgjedhje. Kjo storje mund të vazhdon derisa të jetë një situatë e tillë”, tha Peci.