Kush ka shkuar në Sarandë me veturën e Komunës së Gjilanit
Një veturë zyrtare e Komunës së Gjilanit (me targa 06Z 04 - 04) është parë të premten e parkuar në bregdetin e Sarandës, konkretisht e parkuar para Hotel Grandit në këtë qytet.

Lajme
I kontaktuar nga Indeksonline, Arbër Ismaili, shef i kabinetit të kryetarit të Gjilanit, Lufti Haziri, ka konfirmuar se kjo veturë i takon Zyrës së kryetarit.
“Po, vetura është e Zyrës së kryetarit”, ka thënë ai, duke shtuar se “dikush nga Komuna zyrtarisht ndodhet në Sarandë”.
Kush është ai dikush, ec e merre vesh.