Kush ishte Berlusconi, presidenti që qëndroi 31 vite në krye të Milanit dhe fitoi 29 trofe
Silvio Berlusconi, ish-kryeministri italian dhe ish-presidenti i AC Milan ka vdekur në moshën 86-vjeçare. Lajmi është konfirmuar nga mediat italiane dhe ato më të mëdha ndërkombëtare, transmeton lajmi.net. Berlusconi u shtrua në spital të premten e kaluar në spitalin e San Raffaele në Milano, më pak se një muaj pasi u largua nga ai pasi…
Sport
Silvio Berlusconi, ish-kryeministri italian dhe ish-presidenti i AC Milan ka vdekur në moshën 86-vjeçare.
Lajmi është konfirmuar nga mediat italiane dhe ato më të mëdha ndërkombëtare, transmeton lajmi.net.
Berlusconi u shtrua në spital të premten e kaluar në spitalin e San Raffaele në Milano, më pak se një muaj pasi u largua nga ai pasi kaloi 44 ditë në spital për një infeksion të mushkërive.
Kush ishte Berlusconi, ish-presidenti i Milanit për 31 vite
Silvio Berlusconi konsiderohet president historik i AC Milan për faktin se qëndroi 31 vite në krye të klubit të madh nga qyteti i modës dhe që në epokën e tij ekipi kuqezi regjistroi suksese të mëdha.
Fillimi i viteve 1980 kishte qenë jashtëzakonisht i turbullt për kuqezinjtë.
Klubi kishte rënë dy herë në Serie B. Së pari për shkak të përfshirjes së tyre në skandalin e trukimeve të ndeshjeve të Totoneros dhe së dyti për shkak se nuk arritën të mbijetonin në Serie A duke përfunduar në pozitat e fundit.
Berlusconi mori Milanin më 20 shkurt 1986, me synimin për ta rikthyer në majat e futbollit evropian. Gjatë dekadave që pasuan, ai do ta përmbushte këtë ambicie, shpesh në mënyrë spektakolare.
Gjatë epokës së Berlusconit në krye, Milani fitoi 29 trofe, duke përfshirë pesë trofe të Ligës së Kampionëve.
Milani gjatë kohës së Berlusconit fitoi 8 herë titullin në Serie A, 5 trofe të Ligës së Kampionëve, 3 tituj të Kupës së Botës për klube, 5 Superkupa të Evropës, 6 Superkupa të Italisë dhe 1 Kupë të Italisë.
Pas mbi tre dekadash si pronar, ai ra dakord t’i shiste klubin një konsorciumi kinez në fillim të gushtit të vitit 2016./Lajmi.net/