Kush është zyrtari policor që rrahu brutalisht qytetarin në Prizren?
Ditë më parë Lajmi.net ka siguruar fotografinë e qytetarit nga Prizreni, Sefer Fetahu i cili u rrah brutalisht nga një polic në detyrë zyrtare. Një zyrtar policor raportohet t’i ketë kaluar autorizimet e përcaktuara në kuadër të Policisë së Kosovës duke e rrahur brutalisht një qytetar. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur me 16 qershor kur…

Lajme
Ditë më parë Lajmi.net ka siguruar fotografinë e qytetarit nga Prizreni, Sefer Fetahu i cili u rrah brutalisht nga një polic në detyrë zyrtare.
Një zyrtar policor raportohet t’i ketë kaluar autorizimet e përcaktuara në kuadër të Policisë së Kosovës duke e rrahur brutalisht një qytetar.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur me 16 qershor kur qytetari ishte ndaluar nga policia fillimisht për një kundërvajtje në trafik, e më pas ngjarja kishte marrë kahje tjetër.
Pas disa veprimeve hetimore në konsultim me Prokurorinë Themelore në Prizren, hetuesit e IPK-së kanë arrestuar zyrtarin policor që ishte përfshirë në këtë incident.
Ndërkaq ekipi i Lajmi.net ju sjellë storien ku tregon se kush ishte polici që e sulmoi në mënyrë brutale qytetarin prizrenas.