Kush është skuadra më e mirë në 10 vitet e fundit në Premierligë? Flasin statistikat

19:58 | 20 Maj 2019

Në vitet e fundit në Premierligë titullin e kampionit e kanë gëzuar disa skuadra si Chelsea, Manchester City, Manchester United, por edhe Leicester City.

Gjithsesi, në debatin për skuadrën më të mirë të 10 viteve të fundit nuk mund të futet edhe Leicester, pasi ishte skuadër një sezonale.

Gjatë 10 viteve, ka pasur skuadra si Tottenham Hotspur që kanë luajtur në nivele shumë të larta, por nuk kanë arritur të kurorëzohen me titullin (Arsenal, Liverpool).

Por, pyetja kryesore është: Cila është skuadra më e mirë në 10 vitet e fundit në Premierligë.

Sipas statistikave, nëse grumbullohen pikët e fituara gjatë këtyre 10 viteve në kampionatin anglez, Man City është bindshëm lider, i ndjekur nga Manchester United.

Liverpool, të cilët kanë bërë historinë këtë edicion duke fituar 97 pikë, janë skuadra e gjashtë më e mirë në 10 vitet e fundit, bazuar nga këto statistika.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell renditjen e skuadrave, sipas pikëve të kalkuluara nga 10 sezonet e fundit.

Man City: 812

Man Utd: 759

Chelsea: 750

Arsenal: 719

Tottenham: 710

Liverpool: 688 /Lajmi.net/