Kush e fiton Big Brother-in? Nga Stenaldo te Selin dhe Miri – përgjigjet e banorëve

Vetëm pak kohë ka mbetur nga finalja e Big Brother VIP Albania 5, teksa në shtëpi kanë ngelur 12 banorë që garojnë për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh. Të vendosur përballë njëri-tjetrit, Vëllai i Madh u kërkoi banorëve që të jepnin mendimin e tyre se cili nga ata duhet të jetë fituesi i…

ShowBiz

23/03/2026 21:13

Vetëm pak kohë ka mbetur nga finalja e Big Brother VIP Albania 5, teksa në shtëpi kanë ngelur 12 banorë që garojnë për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Të vendosur përballë njëri-tjetrit, Vëllai i Madh u kërkoi banorëve që të jepnin mendimin e tyre se cili nga ata duhet të jetë fituesi i këtij edicioni të Big Brother.

Radhën e përgjigjeve e nisi Mali, i cili zgjodhi Stenaldon si fitues, duke thënë: “Kur kam ardhur këtu, e kam pasur shumë të vështirë ta pranoja si sfidë. Më duheshe një farë guximi. Kur kam parë Stenaldon, më ka treguar që ka shumë njerëz më të guximshëm se unë. Jo vetëm që më ka inspiruar mua, por jam i sigurt që ka inspiruar edhe shumë njerëz të tjerë”.

Stenaldo gjithashtu u zgjodh fitues edhe nga Nikol, ndërsa banori nga ana e tij zgjodhi Malin.

Shëndriti zgjodhi Selin, duke u shprehur se ajo e meriton për arsyen se sipas tij, kontributi i banores në shtëpi ka qenë që nga dita e parë.

Selin nga ana e saj u shpreh se ai që nuk duhet ta fitojë kurrë është Rogerti, ndërsa shtoi se ajo që meriton të prekë finalen është Brikena.

Rogerti ishte ai që zgjodhi Mirin.