Kush do hakojë një ‘Iphone’ do fitojë 1 milion euro

Apple ka vendosur një çmim masiv për produktet e tyre, do ofrojë 1 milion dollarë për personat që munden të gjejnë një dobësi në teknologjinë e tyre.

Auto & Tek

10/08/2019 11:20

Kjo nuk nënkupton që ju mund të prishni telefonin tuaj dhe të bëheni milioner. Shuma e plotë 1 milion dollarësh do të i shkoj personit që do të hakoj thelbin e sistemit ‘IOS’ – me zero klikime nga përdoruesi i ‘Iphone’.

Një shumë tjetër prej 500.000 ofrohet për studiuesin që mund të orkestroj një sulm në rrjet që kërkon asnjë përdorues në ndërveprim me telefonin. Po ashtu, një shpërblim prej 50 përqind bonus për hakerat që mund të gjejnë dobësi në sistemin e ri operativ, raporton “Unilad”.

Shefi i sigurisë së kompanisë së Apple Ivan Krstic ka deklaruar ndryshimet në program. Gjithashtu, është raportuar që pjesëmarrësit në këtë garë do kenë qasje në “paisjet e zhvilluesit’ të cilat do t’i lejojnë hakerët të zhyten më thellë në IOS, transmeton lajmi.net.

Nëse do të gjinden këto gabime ‘Apple’ përveç që do ta shpërblej fituesin, po ashtu do të mundohet të i rregulloj dhe të i korrigjojnë këto probleme. /Lajmi.net/