Kusari parashtron ankesë kundër BBVK dhe Klan Kosova: Ofrimi i hapësirës për një dhunues është abuzim me lirinë e medias
Juristja e së drejtës së medias, Flutura Kusari, ka parashtruar ankesë pranë Komisionit të Pavarur për Media kundër emisionit “Big Brother dhe Klan Kosova”, për zhvillimet e fundit. Konkretisht, lidhet me hyrjen si banorë të ish-partnerit të Drenusha Latifit, i njëjti i akuzuar për dhunë ndaj saj. Këtë e ka konfirmuar ajo vetë përmes një…
Lajme
Juristja e së drejtës së medias, Flutura Kusari, ka parashtruar ankesë pranë Komisionit të Pavarur për Media kundër emisionit “Big Brother dhe Klan Kosova”, për zhvillimet e fundit.
Konkretisht, lidhet me hyrjen si banorë të ish-partnerit të Drenusha Latifit, i njëjti i akuzuar për dhunë ndaj saj.
Këtë e ka konfirmuar ajo vetë përmes një postimi në llogarinë e saj zyrtare në Facebook.
“Liria e shprehjes dhe liria e medias nuk janë absolute. Këto të drejta dhe liri vijnë me përgjegjësi dhe është përgjegjësi e televizionit Klan Kosova, që këto të drejta t’i ushtrojë duke transmetuar materiale në pajtim me normat etike dhe ligjore. Vendimi i emisionit Big Brother për t’i ofruar hapësirë një dhunuesi dhe promovimi i tij në një emision me shikueshmëri të madhe është abuzim me lirinë e medias dhe të shprehjes”, është shprehur ajo.
Kusari ka thënë se ka kërkuar nga ana e Komisionit të Pavarur për Media që të shqiptojë gjobën më të lartë financiare ndaj televizionit Klan Kosova për shkelje të nënit 3 të Kodit të Etikës së për ofruesit e shërbimeve mediale në Republikën e Kosovës nr. KKPM-2016/03./Lajmi.net/