Kusari-Lila: Të dielën seanca e jashtëzakonshme për Qeverinë, ftesa është dërguar tashmë tek të gjithë deputetët
Në Kuvendin e Kosovës të dielën, më 26 tetor, do të mbahet seanca për votimin e Qeverisë së re të Kosovës. Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, konfirmoi për Telegrafin se ftesa tashmë është dërguar tek të gjithë deputetët për seancë të jashtëzakonshme. “Po, kemi bërë kërkesë dhe tashmë është…
Lajme
Në Kuvendin e Kosovës të dielën, më 26 tetor, do të mbahet seanca për votimin e Qeverisë së re të Kosovës.
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, konfirmoi për Telegrafin se ftesa tashmë është dërguar tek të gjithë deputetët për seancë të jashtëzakonshme.
“Po, kemi bërë kërkesë dhe tashmë është dërguar ftesa tek të gjithë deputetët për seancë të jashtëzakonshme për të dielën, ora 10:00, me një pikë të rendit të ditës: Zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, tha ajo.
Më 11 tetor, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka mandatuar liderin e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, që të formojë Qeverinë e re të vendit, tetë muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme.