Kusari-Lila: Prej nesër nëse s’ka rënie të çmimit të derivateve, rikthehet vendosja e çmimit tavan

Ministrja e Industrisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila është deklaruar sot në Kuvend të Kosovës në lidhje me çmimet e larta të derivateve në Kosovë. Duke iu përgjigjur pyetjes në Kuvend, Kusari-Lila tha se ndikimi i lëvizjes së çmimeve ndërkombëtare në tregun tonë, Kosova është tejet e ekspozuar nga këto çmime si shkak i nivelit të…

Lajme

05/11/2026 13:41

Ministrja e Industrisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila është deklaruar sot në Kuvend të Kosovës në lidhje me çmimet e larta të derivateve në Kosovë.

Duke iu përgjigjur pyetjes në Kuvend, Kusari-Lila tha se ndikimi i lëvizjes së çmimeve ndërkombëtare në tregun tonë, Kosova është tejet e ekspozuar nga këto çmime si shkak i nivelit të lartë të importit.

Kusari Lila po ashtu deklaroi se në rast se brenda ditëve nuk bie çmimi në nivel ndërkombëtarë, atëherë do të rikthehet sërish vendosja e çmimit tavan për derivatet.

“Qeveria nuk ka qëndruar dhe s’do të qëndrojë pasive përballë këtyre çrregullimeve të tregut. Ne ndërhymë ku janë kushtet ligjore dhe ku mund të rregullojmë me dispozita të reja siç kemi bërë tani dhe po vazhdoj t’iu prezantojë më poshtë. Vendosja e marzhës apo çmimit maksimal për produktet e naftës bëhet në bazë të udhëzimeve administrativ dhe ku mund të bëjmë me dispozita të reja siç kemi bërë tani. Vendosja e marzhës maksimale apo çmimit maksimal për produktet e naftës bëhet në bazë të udhëzimit administrativ për rregullimin e çmimeve të naftës. Kemi shqyrtu gjendjen e inspektimeve dhe afati i përcaktuar është 90 ditë, çmimi tavan ishte në fuqi 180 ditë, pas heqjes së këtij vendimi nga data 8 shtator deri më sot në baza ditore bëjmë monitorimin e çmimit dhe përcaktimin e marzhës sipas çmimeve të tregut”,deklaroi ajo, shkruan lajmi.net.

Kusari-Lila theksoi se që prej nesër nëse nuk ka rënie të çmimit, do të rikthehet çmimi tavan.

“Marzha që nga heqja e çmimit tavan nuk e ka kaluar 12 centëshin që është i përcaktuar me udhëzimin administrativ, ka qenë 11.5 cent caktimi i çmimit 1.89 që është sot i evidentuar ka të bëjë me rritjen e çmimit tonë tregun ndërkombëtar. Dhe që nga nesër nëse nuk ka rënie apo reflektim të çmimit në tregun e Kosovës, atëherë ne e rikthejmë çmimin tavan që tashmë kemi bazën ligjore për ta bërë atë”./Lajmi.net/