Kusari-Lila: Kemi mbështetje nga opozita për marrëveshjet ndërkombëtare, s’ka seancë të re, por vazhdim

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës. Pas përfundimit të kësaj mbledhje, shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari -Lila është deklaruar para mediave. Ajo me këtë rast tha se është caktuar që të zhvillohet seanca e radhës, por me pika të seancave të kaluara për shkak se ka më…

Lajme

23/09/2024 12:37

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës.

Pas përfundimit të kësaj mbledhje, shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari -Lila është deklaruar para mediave.

Ajo me këtë rast tha se është caktuar që të zhvillohet seanca e radhës, por me pika të seancave të kaluara për shkak se ka më tepër pika të papërfunduara dhe më të rëndësishme.

“Pikat e rendit të ditës kanë qenë më shumë dhe më me rëndësi se kërkesat për seancë të re. Jemi dakorduar që të kemi një seancë ku hymë menjëherë në proces të votimeve, ndërsa seanca e re do të nënkuptonte agjendë të re siç e ka Kuvendi”, tha ajo , transmeton lajmi.net.

Gjithashtu Kusari-Lila theksoi se kanë mbështetje për votimin pro marrëveshjeve ndërkombëtarë në Kuvendin e Kosovës.

“Kemi komunikuar vazhdimisht me të trija grupet parlamentare të opozitës për marrëveshjet ndërkombëtare dhe nuk ka ndonjë ndryshim të vendimit të tyre”,theksoi ajo.

Tutje Kusar-Lila deklaroi se janë dy procese ku Kosova është pjesë e forumeve rajonale, në raport me lehtësimin e tregtisë së lirë, e para është e CEFTA-s e që ka qenë kërkesë fillestare e zyrtarit gjerman, Sarrazin.

“Pas kidnapimit të tre policëve, Kosova ka vendosur masat e bllokimit ndaj produkteve serbe për arsye të sigurisë, pasi lëvizja në veri të Kosovës ka paraqit rrezik të kontrabandës dhe shkeljes. Pra kanë qenë çështje të sigurisë. Kërkesa e Gjermanisë ka të bëjë me heqjen e kësaj mase ndaj Serbisë, me shkëmbim të emrit të Kosovës në CEFTA, ku lidhet në njëfarë forme me Procesin e Berlinit.E aty u Kosova ka qenë palë, e jemi të përfaqësuar si shtet pa asnjë dallim dhe vazhdojmë të mbetemi pjesëmarrës aktiv”,tha ajo./Lajmi.net/