Kusari deklarohet pasi opozita nuk pranoi të votoj fshehtas: Koalicioni LDK-PDK-AAK-Lista Serbe është ende funksional

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari Lila është deklaruar në lidhje me refuzimin e votimit të fshehtë nga ana opozitës. Ajo këtë situatë e ka quajtur “sagë” e për të cilën ka thënë se janë dy argumente të forta. “Partitë opozitare në asnjë formë asnjë mënyrë nuk po kërkojnë zgjidhje, po duan të mbajnë këtë bllokadë…

Lajme

01/05/2025 11:50

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari Lila është deklaruar në lidhje me refuzimin e votimit të fshehtë nga ana opozitës.

Ajo këtë situatë e ka quajtur “sagë” e për të cilën ka thënë se janë dy argumente të forta.

  1. “Partitë opozitare në asnjë formë asnjë mënyrë nuk po kërkojnë zgjidhje, po duan të mbajnë këtë bllokadë
  2. Koalicioni i tyre, marrëveshja apo dakordimi i LDK-së, PDK-së, AAK-së dhe Listës Serbe është ende funksional”, ka thënë Kusari

Ajo ka thënë se askund nuk u përmend neni i Kushtetutës apo rregullores së Kuvendit që e ndalon votimin e fshehtë pasi sipas saj votimi i fshehtë parashihet bazuar në udhëzimin e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, në letrën e presidentes drejtuar partive politike dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës për të zhbllokuar këtë situatë dhe për të gjetur mënyra për të dal nga kjo situatë.

“Ne po mundohemi maksimalisht qoftë me komunikim të drejtpërdrejtë, qoftë me ftesë të kryetarëve të partive siç ndodhi sot por edhe me mënyrën e formës së votimit në cilin do të lirohej ose do të mundësohej që vullneti i deputetëve të shihet përmes votimit të fshehtë. Por, ajo as nuk u pranua si alternativë. E kjo formë, e reufuzimit të çfarë do zgjidhje me kushtëzim apo me subjektivizim me emër të përveçëm, është formë që e tregon se nuk ka interes për të konstituuar Kuvendin, por ka interes për të mbajtur shtetin e bllokuar. Ne do të mundohemi prapë, do të propozojmë zgjidhje të tjera. Por, edhe njëherë e ritheksojmë se sot as nuk erdhi deri te votimi për kandidatin apo kandidaten e propozuar nga ne për kryetare të Kuvendit”, ka thënë Kusari Lila.

Sipas saj, partitë opozitare po kërkojnë të bëhen pazare politike, por që siç thotë ajo nuk bëhen në këtë fazë. /Lajmi.net/