Kurti: VV-ja është rritur, do e fitojmë edhe Gjilanin e komunat ku jemi në balotazh- ftoj Prokurorinë ta hetojë atë çka ndodhi dje me exit-pollet

Kryeministri në detyrë, njëherësh kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka falënderuar qytetarët për maturi dhe qetësinë e treguar dje gjatë zgjedhjeve lokale. “Dua të falënderoj edhe institucionet që mundësuan që procesi të shkonte edhe mirë edhe sigurte Lëvizja Vetëvendosje ka një histori vetëm 12 vjeçare pjesëmarrje në zgjedhje lokale, por është dëshmuar rritej e pandalshme…

Lajme

13/10/2025 10:43

Kryeministri në detyrë, njëherësh kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka falënderuar qytetarët për maturi dhe qetësinë e treguar dje gjatë zgjedhjeve lokale.

“Dua të falënderoj edhe institucionet që mundësuan që procesi të shkonte edhe mirë edhe sigurte Lëvizja Vetëvendosje ka një histori vetëm 12 vjeçare pjesëmarrje në zgjedhje lokale, por është dëshmuar rritej e pandalshme dhe e vazhdueshme. Më 2013 për herë të parë garuam në zgjedhjet lokale dhe fituam kryeqytetin- Prishtinën. Më 2017 e rifituam Prishtinën dhe shtuam Prizrenin e Kamenicën, më 2021 shkuam në balotazh në 12 komuna e fituam Gjilanin, Kamenicën, Podujevën dhe Shtimen. Pas dorëheqjeve të kryetarëve në veri në nëntor 2022 në zgjedhjet e veriut vizituam Mitrovicën e Veriut e Leposaviqit më 2023.eNë zgjedhjet e mbajtura dje nga rezultatet preliminare, VV ka fituar pa balotazh në Podujevë, Kamenicë dhe Shtime. Me votat nga diaspora mund të dalë që kemi fituar edhe Gjilanin pa balotazh. Që i bie se në 4 komuna ku kemi qeverisur po vazhdojmë pa balotazh ndërkaq jemi në balotazh në 12 nga 17 komuna sa kanë shkuar gjithsej në balotazh.Të vetmet komuna ku VV-ja nuk është në Balotazh është Kllokoti, Sharri, Juniku, Klina dhe..”,tha Kurti, transmeton lajmi.net.

Ai shtoi se këto janë rezultatet preliminare dhe pritet ende numërimi i votave të diasporës dhe atyre me kusht.

“VV jo vetëm që ka rritur rritjen, por është rritur si forca kryesore politike në Kosovë edhe në nivelin lokal. Kjo është dhurata më e çmueshëm e urimi më i mirë që kemi marrë nga populli i Kosovës ë këtë 20 vjetor të VV-së sivjet. Pjesa e parë e garës përfundoi mbrëmë. Nga sot i përvishemi punës për balotazh. Synimi ynë është i qartë që kandidatët tonë të fitojnë edhe në këto komuna dhe të kthehet ose të vazhdojë qeverisja e mirë, të cilën qytetarët e meritojnë e që komunat tona të ecin përpara me zhvillim e mirëqenie me drejtësi e barazi. Të jenë komuna ku zhvillohet e qeveriset me transparencë”, shtoi Kurti.

Ai po shut u deklarua edhe në lidhje me publikimin e exit-polleve dje e që nxirrnin Arian Tahirin e PDK-së si fitues të sigurtë në Mitrovicën e jugut.

“Ajo çka ndodhi më 12 tetor rreth raportimeve për Mitrovicën duhet hetuar e hulumtuar. Nuk bëhet vetëm për një huqje, por për një inxhirnerim të paramenduar për ndërhyrje flagrante në procesin zgjedhor. Exit pollet e prezantuara gabimisht me 16 pikë të përqindjes dallim, me e më tepër se aq nga më shumë se një organizatë për të njëjtën komunë, e postimi i lajmeve se kush është fituesi ende pa u mbyllur votimet nuk është thjesht një huqje. Është cenim i demokracisë, i zgjedhjeve të lira.I ftoj organet e drejtësisë e të hetuesisë që ët merren me këtë çështje”,tha Kurti.

Kurti tha se “Më 9 nëntor besojmë fuqishëm se do të fitojmë me Hajrullah Çekun në Prishtinë, me Faton Pecin në Mitrovicë, me Abrashin në Prizren, më Hysenin në Gjilan, me Golën në Gjakovë, në Pejë, Kaçanik, në Vushtrri, në Fushë-Kosovë, Kastriot, Rahovec e në Viti. Vetëvendosje i fitoi tri komuna pa balotazh, e ndoshta shtohet edhe Gjilani e bëhen katër”.

Kurti gjithashtu tha se PDK i fitoi tri komuna me balotazh e ndoshta i hiqet Hani Elezit mbetet dy.

“LDK i fitoi dy komuna pa balotazh ndërkaq AAK e Nisma nga një.Edhe një herë faleminderit shumë për mbështetjen. U jemi mirënjohës e falënderues dhe vazhdojmë përpara.”/Lajmi.net/