Kurti uron Papën Leo XIV: Qofsh i bekuar!
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka uruar Papën Leo XIV dhe Kishën Katolike për zgjedhjen e tij si Papë. Përmes një postim në platformën “X”, ish-Twitter, Kurti theksoi se shpreson që papati i tij të sjellë mëshirë dhe bashkim në kohë të ndryshimeve të mëdha. “Urime Papa Leo XIV dhe Kishës Katolike për zgjedhjen e…

Lajme
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka uruar Papën Leo XIV dhe Kishën Katolike për zgjedhjen e tij si Papë.
Përmes një postim në platformën “X”, ish-Twitter, Kurti theksoi se shpreson që papati i tij të sjellë mëshirë dhe bashkim në kohë të ndryshimeve të mëdha.
“Urime Papa Leo XIV dhe Kishës Katolike për zgjedhjen e tij. Qofsh i bekuar, dhe papati yt sjelltë mëshirë dhe bashkim në kohë të ndryshimeve të mëdha”, shkroi ai.
Robert Prevost nga SHBA-ja u bë amerikani i parë papë në histori. Papa i ri, që do të njihet me emrin Leoni XIV, konsiderohet lider me eksperiencë të madhe që ka kaluar të gjithë karrierën në Amerikën Latine dhe ka shërbyer në zyrën e Vatikanit. Pritet të jetë vazhdues i reformave të nisura nga Papa Françesku.
Congratulations to Pope Leo XIV and the Catholic Church on his election. May his papacy bring compassion and unity in times of great change.
— Albin Kurti (@albinkurti) May 8, 2025