Kurti: Urojmë, besojmë dhe shpresojmë edhe në një kandidaturë të dytë që ta përmbushim kërkesën kushtetuese për garë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur pas mbledhjes solemne për Epopenë e UÇK-së. Ai shkurtimisht për media ka folur për çështjen e Presidentit. “Sapo mbaruam mbledhjen e qeverisë që i dedikohet Epopesë së UÇK-së. Tash kemi edhe një seancë solemne për epopenë e UÇK-së. Pastaj e kemi parakalimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës…

Lajme

05/03/2026 09:51

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur pas mbledhjes solemne për Epopenë e UÇK-së.

Ai shkurtimisht për media ka folur për çështjen e Presidentit.

“Sapo mbaruam mbledhjen e qeverisë që i dedikohet Epopesë së UÇK-së. Tash kemi edhe një seancë solemne për epopenë e UÇK-së. Pastaj e kemi parakalimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe pasdite duhet t’i vazhdojmë përpjekjet që ta zgjedhim presidentin. Urojmë, besojmë, shpresojmë edhe në një kandidaturë të dytë në mënyrë që ta përmbushim kërkesën kushtetuese për garë”, tha ai.

Dje, pasi është thirrur seanca për zgjedhjen e Presidentit ajo nuk është mbajtur, pasi kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka thënë se nuk mund të mbahet seancë me vetëm një kandidat për President.

VV ka kandiduar për President Glauk Konjufcën, emër ky që ka nxitur reagime edhe nga Presidentja aktuale e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ajo pavarësisht se ka shprehur publikisht kandidaturën e saj, nuk ka gjetur mbështetje nga VV.

Sot përfundon afati kushtetues për zgjedhjen e Presidentit, ndërkaq vendi hynë në një rrugë në të cilën nuk ka qenë kurrë më parë. /Lajmi.net/