Kurti u kthye pa ndaluar fare në Washington, Selimi thotë se ShBA ndërpreu çfarëdo vizite të Qeverisë së Kosovës atje
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ditë më parë udhëtoi për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vizita e Kurtit për në Amerikë u bë në një kohë kur marrëdhëniet e SHBA-ve me Qeverinë e tij janë krejtësisht të “ftohta” dhe mjaftë të zbehta. Por vizita e Kurtit në SHBA ishte vetëm në një vend, pra…

Lajme
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ditë më parë udhëtoi për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Vizita e Kurtit për në Amerikë u bë në një kohë kur marrëdhëniet e SHBA-ve me Qeverinë e tij janë krejtësisht të “ftohta” dhe mjaftë të zbehta.
Por vizita e Kurtit në SHBA ishte vetëm në një vend, pra në Çikago.
Kurti edhe pse udhëtoi shumë urë drejt Amerikës, ai nuk udhëtoi në Uashington, aty ku do të mund t’i realizonte takimet e tij më të rëndësishme.
Madje ai nuk u ndal aty as përgjatë kthimit, apo gjatë dy ditëve sa qëndroi atje.
Kurti është kthyer dje në Kosovë, pa ndaluar fare në Uashington në vendin me të rëndësishëm amerikan për Kosovën dhe më gjerë.
Ndërsa ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës tani analist, Petrit Selimi ka deklaruar se Shtetet Bashkuara të Amerikës kanë ndaluar çfarëdo vizite të Qeverisë së Kosovës në Uashington.
Këtë deklaratë ai e bëri pas takimit që kryeministri i vendit, Kurti pati me drejtorin e CIA-s, William Burns.
“Kosova aktualisht është nën sanksione të BE-së, ShBA-ja ka ndërprerë çfarëdo vizite të Qeverisë së Kosovës në Uashington DC (përfshirë ambasadorin e ShBA-së që ka qenë i qartë për atë se s’ka takime për Kurtin në Uashington DC), jemi bllokuar nga Gjermania dhe Franca për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Diçka duhet të ndryshojë dhe të ndryshojë shpejt. Ndoshta vizita e Burns-it sjell ndryshim” – ka shkruar ai.
Për një gjë të tillë nuk është deklaruar askush nga Qeveria e Kosovës, për të pohuar apo mohuar por e ditur tashmë është se Kurti udhëtoi për në SHBA, pro jo në Uashington./Lajmi.net/
Kosovo is currently under EU sanctions, ?? has stopped any visits of ?? gov to DC (including US Ambassador being explicit about no meetings for Kurti in DC), we are blocked from @CoE membership by ?? ??. Something has to change and change fast. Maybe Burns visits brings change.
— Petrit Selimi (@Petrit) August 23, 2024