Kurti tregon pse po i ikë dëshmisë në Prokurori: Le të vijnë në zyrën e kryeministrit!

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti që një kohë është duke ikur nga ftesa e prokurorisë për të dëshmuar. Në intervistën e tij në Kanal 10, ai tha se prokuroria duhet të vijë në zyrën e tij për t’ia marr dëshminë, transmeton lajmi.net. “Ejani siç keni bërë në të kaluarën dhe më intervistoni në zyrën e…

Lajme

11/12/2025 21:01

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti që një kohë është duke ikur nga ftesa e prokurorisë për të dëshmuar.

Në intervistën e tij në Kanal 10, ai tha se prokuroria duhet të vijë në zyrën e tij për t’ia marr dëshminë, transmeton lajmi.net.

“Ejani siç keni bërë në të kaluarën dhe më intervistoni në zyrën e kryeministrit. Këtë e bën pastaj. Ka pasur raste të kërcënimit ndaj meje, ku policët hetues kanë ardhur me urdhër të Prokurorisë dhe më kanë intervistuar në zyrën e kryeministrit. Unë besoj që Prokuroria e ka kuptuar që e ka pasur gabim. Nëse Prokuroria do të ishte shumë e interesuar për dëshminë time, do të vinte.”, tha Kurti./lajmi.net/