Organizata e Veteranëve të UÇK-së falënderon qytetarët për pjesëmarrjen në protestën në Shkup

Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka falënderuar të gjithë shqiptarët që morën pjesë në protestën kundër, siç u tha, padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së dhe luftës së saj të drejtë. “Shqiptarë, të gjithë ju që morët pjesë në protestën kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së dhe luftës sonë të drejtë. JU FALEMINDERIT!”,…

Lajme

13/12/2025 15:28

Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka falënderuar të gjithë shqiptarët që morën pjesë në protestën kundër, siç u tha, padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së dhe luftës së saj të drejtë.

“Shqiptarë, të gjithë ju që morët pjesë në protestën kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së dhe luftës sonë të drejtë. JU FALEMINDERIT!”, thuhet në postimin e Organizatës së Veteranëve të UÇK-së në rrjetet sociale, raporton lajmi.net

Sipas OVL-UÇK-së, pjesëmarrja masive në protestë është dëshmi e mbështetjes së vazhdueshme qytetare për luftën çlirimtare dhe për vlerat mbi të cilat ajo u zhvillua./Lajmi.net/