Kurti thotë se opozita duhet ta testoj nëse i ka 61 vota për Qeverinë: Lë ta votojnë Haxhiun, nëse unë dështoj kjo është fitore për ta

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka folur sot për bllokadën e krijuar në Kuvendin e Kosovës e cila thotë se e ka bllokuar edhe formimin e Qeverisë. Ai i ka ftuar partitë opozitare ta testojnë nëse i ka votat e deputetëve për formimin e Qeverisë, shkruan lajmi.net. “Nëse ata besojnë se Albin Kurti…

Lajme

20/05/2025 20:37

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka folur sot për bllokadën e krijuar në Kuvendin e Kosovës e cila thotë se e ka bllokuar edhe formimin e Qeverisë.

Ai i ka ftuar partitë opozitare ta testojnë nëse i ka votat e deputetëve për formimin e Qeverisë, shkruan lajmi.net.

“Nëse ata besojnë se Albin Kurti nuk i ka 61 vota të deputetëve për t’u bërë kryeministër përsëri, e kanë në dorë të më testojnë. Le ta votojnë Albulena Haxhiun dhe le të më testojnë mua. Nëse unë dështoj, pikërisht kjo do të ishte fitore për ta. Nuk është fitore për ta duke e bllokuar Kuvendin dhe duke e pamundësuar kuorumin. Ne e mundësojmë kuorumin dhe votojmë për, ata prej votës kundër kalua në pamundësi të kuorumit prandaj janë bllokues”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se opozita duke mos votuar në Kuvend po e shkelin pikën 128 të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Unë nuk po e di çka po don opozita, bile ka filluar të më duket që ndoshta e kanë një dëshirë latente që unë të mbetem kryeministër. Nëse ata dëshirojnë të më largojnë mua, duhet ta votojnë Albulenën. Kam përshtypjen që nuk duan ta pranojnë, por edhe ata në mënyrë latente janë të kënaqur me Kosovën që është sot me mua si kryeministër, përndryshe do të duhej një orë më parë do të duhej ta votonin Albulenën dhe ta dëshmojnë se po merr fund Qeverisja e LVV-së me në krye kryeministrin Albin Kurti”, ka thënë Kurti mes tjerash. /Lajmi.net/