Kurti thotë se në Qeverinë Kurti 3, Konjufca do të jetë ministër
Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti sot ka folur në lidhje me Qeverinë Kurti 3 për të cilën thotë se i ka votat për ta formuar. Kurti ka thënë se brenda VV-së janë marr vesh që ish kryeparlamentari, Glauk Konjufca të jetë pjesë e ekzekutivit duke udhëhequr një Ministri. “Glauk Konjufca jemi marrë vesh…

Lajme
Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti sot ka folur në lidhje me Qeverinë Kurti 3 për të cilën thotë se i ka votat për ta formuar.
Kurti ka thënë se brenda VV-së janë marr vesh që ish kryeparlamentari, Glauk Konjufca të jetë pjesë e ekzekutivit duke udhëhequr një Ministri.
“Glauk Konjufca jemi marrë vesh në Lëvizjen Vetëvendosje që do të bëhet anëtar të Qeverisë, në Qeverinë Kurti 3. Glauku po vjen në Ekzekutiv, Albulena po kthehet në Legjislativ”, tha Kurti.
Do jetë njëri nga ministrat? E pyeti gazetari.
“Po”, iu përgjigj Kurti duke mos zbuluar planin se cilën ministri do ia lënë në udhëheqje Konjufcës, në rast se bëhet Qeveria Kurti 3.
Kurti kërkoi nga opozita ta votoj për kryekuvendare, Albulena Haxhiun që ta “testojnë” atë nëse i ka 61 deputetë për Qeverinë.