Kurti thotë se indeksi i Reporterëve pa Kufij nuk është real: Mediat duhet të kenë më shumë gazetari hulumtuese, analistët po e humbin atë
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka folur sot në lidhje me raportin e Reporterëve pa Kufij për mediat, e për të cilat thotë se nuk janë mirë. Ai duke krahasuar me fushat e tjera gjatë pesë viteve të fundit siç janë ekonomia,sovraniteti, bizneset dhe mirëqenia, të gjitha thotë se janë më mirë, por jo edhe…

Lajme
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka folur sot në lidhje me raportin e Reporterëve pa Kufij për mediat, e për të cilat thotë se nuk janë mirë.
Ai duke krahasuar me fushat e tjera gjatë pesë viteve të fundit siç janë ekonomia,sovraniteti, bizneset dhe mirëqenia, të gjitha thotë se janë më mirë, por jo edhe mediat.
Kurti thotë se indeksi që është vendosur nga Reporterët pa Kufij, në njërën anë është joreal, pasi sipas tij, janë bazuar vetëm në një ose dy informues.
Ndërsa, shton se edhe mediat duhet të punojnë për ta përmirësuar atë.
“Indeksi që e kanë vendos reporterët pa kufij, nuk është real, për shkak se është bazuar në një ose dy informues, dhe në anën tjetër besoj që edhe vetë mediat duhet të punojnë për ta përmirësuar”.
Tutje, ai kërkon nga mediat që të ketë më shumë profesionalisht e gazetari hulumtuese, ndërsa shton se analistët po e humbin gazetarinë hulumtuese, duke tentuar ta imponojnë qëndrimin dhe mendimin e tyre.
“Padyshim se jemi shumë më mirë se Serbia, vetëm ajo cka do të kisha dashur të ketë më shumë në mediat tona, është më shumë profesionalizëm, më shumë gazetari hulumtuese.
E ka thënë sekretari organizativ i yni që analistët, opinionistët thuajse e kanë humbur gazetarinë hulumtuese, askush nuk dëshiron të studiojë, të hulumtojë për të vërtetën, por dëshiron që ta imponojë mendimin e vet apo qëndrimin. Në media zhvillohet në media, por duhet të ketë edhe një debat për mediat”, përfundon Kurti në RTK.