Kurti: Thellësisht të trishtuar për aksidentin tragjik në Spanjë, mendimet tona janë me viktimat dhe familjet e tyre
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar në lidhje me aksidentin tragjik hekurudhor në Spanjë. Ai është shprehur i trishtuar nga lajmi për këtë aksident, shkruan lajmi.net. “Jemi thellësisht të trishtuar nga lajmi nga Spanja për aksidentin tragjik hekurudhor që mori shumë jetë njerëzish. Mendimet tona janë me viktimat dhe familjet e tyre,…
Lajme
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar në lidhje me aksidentin tragjik hekurudhor në Spanjë.
Ai është shprehur i trishtuar nga lajmi për këtë aksident, shkruan lajmi.net.
“Jemi thellësisht të trishtuar nga lajmi nga Spanja për aksidentin tragjik hekurudhor që mori shumë jetë njerëzish. Mendimet tona janë me viktimat dhe familjet e tyre, dhe u urojmë ekipeve të shpëtimit forcë në përpjekjet e tyre”, ka shkruar Kurti në rrjetin social Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i plotë:
We are deeply saddened by the news from Spain about the tragic train crash that claimed many lives. Our thoughts are with the victims and their families, and we wish the rescue teams strength in their efforts.
— Albin Kurti (@albinkurti) January 19, 2026