Kurti takon përfaqësuesit e OEK, bien dakord që Qeveria t’i mbështes prodhuesit vendorë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Kosovës (OEK).

Lajme

26/02/2020 19:06

Sot, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me shefin e stafit, Luan Dalipi pritën Berat Rukiqin, Eralda Kurtajn, Lekë Pulan dhe Rrezon Krasniqin, përfaqësues të Odës Ekonomike të Kosovës (OEK).

Në takimin e sotëm u pajtuan të dy palët që prodhuesit vendorë të kenë vëmendjen e shtuar nga Qeveria jonë për t’i tejkaluar sfidat me të cilat përballen në tregun e Kosovës dhe në atë ndërkombëtar.

“Qeveria e Kosovës do ta përkrah edhe biznesin por edhe konsumatorin. OEK u ankua që Kosova ka ligje të mira, por nuk ka kapacitet që t’i zbatojë ato. Prandaj, kjo Qeveri do të jetë Qeveri e zbatimit të ligjeve të veta”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/