Kurti takon përfaqësuesit e Bujanocit, shprehin mbështetje për “Koalicionin Shqiptar” në zgjedhjet në Serbi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim kryetarin e Kuvendit Komunal të Bujanocit, Driton Rexhepi, dhe kryeshefin për Arsim në këtë komunë, Agim Hasani. Sipas njoftimit, Rexhepi dhe Hasani kanë shprehur mbështetje për angazhimin e Kurtit për bashkimin e subjekteve politike shqiptare në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë në kuadër të “Koalicionit Shqiptar”, i…

Lajme

21/10/2026 14:00

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim kryetarin e Kuvendit Komunal të Bujanocit, Driton Rexhepi, dhe kryeshefin për Arsim në këtë komunë, Agim Hasani.

Sipas njoftimit, Rexhepi dhe Hasani kanë shprehur mbështetje për angazhimin e Kurtit për bashkimin e subjekteve politike shqiptare në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë në kuadër të “Koalicionit Shqiptar”, i cili garon me numrin 17 në zgjedhjet parlamentare në Serbi.

Gjatë takimit është theksuar rëndësia e një përfaqësimi të fuqishëm dhe dinjitoz të shqiptarëve, si dhe nevoja për bashkërendim dhe qëndrueshmëri në mbrojtjen e të drejtave të tyre.

Barazia, arsimi në gjuhën shqipe dhe krijimi i mundësive që shqiptarët të ndërtojnë të ardhmen në vendlindje janë përmendur si çështje thelbësore për këtë komunitet.

Në njoftim thuhet se Qeveria e Kosovës do të vazhdojë të mbështesë shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.