Takimi Haradinaj–Spiropali, theksohet bashkëpunimi Kosovë–Shqipëri dhe integrimi në NATO

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim Ministren për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, znj. Elisa Spiropali. Gjatë takimit, Haradinaj vlerësoi angazhimin e Qeverisë shqiptare në çështjet me rëndësi për Kosovën, duke theksuar bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet dy vendeve në proceset kyçe shtetërore dhe rajonale,…

Lajme

25/02/2026 19:09

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim Ministren për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, znj. Elisa Spiropali.

Gjatë takimit, Haradinaj vlerësoi angazhimin e Qeverisë shqiptare në çështjet me rëndësi për Kosovën, duke theksuar bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet dy vendeve në proceset kyçe shtetërore dhe rajonale, raporton lajmi.net

Sipas tij, në fokus të diskutimit ishin zhvillimet që po kalojnë Kosova, Shqipëria dhe rajoni, si dhe proceset që i presin përpara, veçanërisht ato që lidhen me sigurinë dhe integrimin euroatlantik. Haradinaj ritheksoi se anëtarësimi në NATO mbetet synim strategjik dhe i panegociueshëm për Kosovën.

Ai theksoi se forcimi i marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë është prioritet i përhershëm, ndërsa integrimi ndër shqiptar e cilësoi si domosdoshmëri kombëtare dhe garanci për një të ardhme të sigurt.

Haradinaj shprehu gjithashtu falënderimin për kujdesin dhe përkushtimin e Qeverisë shqiptare, të udhëhequr nga Kryeministri Edi Rama, ndaj çlirimtarëve që po përballen me proceset gjyqësore në Hagë./Lajmi.net/